Deri tani talebanët kanë fituar kryesisht nga shitja e opiumit dhe tregtisë së heroinës. Por luftëtarët militantë islamistë do të qeverisin një vend që ka pasuri të mëdha tokësore. Kina e ka zgjatur dorën ndërkohë.
Tani që e morën pushtetin për herë të dytë, talebanët kanë qasje edhe në thesaret e rëndësishme të vendit.
Në një raport të vitit 2010 ekspertët ushtarakë dhe gjeologët amerikanë vlerësojnë, se Afganistani, një nga vendet më të varfra të botës, ka pasuri tokësore që kapin vlerën e 1.000.000.000.000 dollarëve amerikanë, ose 850 miliardë euro.
Hekuri, bakri, kobalti, litiumi dhe minerale të rralla janë pasuritë kryesore.
Në vitet në vazhdim pasuri të tilla mbetën të pashftyrëzuara për shkak të dhunës së vazhdueshme në vend. Ndërkohë vlera e këtyre mineraleve është rritur tej mase, edhe për shkak të trendit global të energjisë proklimatike.
Sipas një raporti të qeverisë afgane të vitit 2017, pasuria në minerale arrin në 3 trilionë, por këtu përfshihen vetëm lëndët fosile.
Litiumi, që duhet për prodhimin e baterive për automjetet elektrikë, smartphones apo laptops është shumë i kërkuar. Kërkesa këto kohë është rritur me 20%.
Sipas një dokumenti të Pentagonit, Afganistani është ndërkohë “Arabia Saudite e litiumit” dhe vlerëson se pasuritë janë kaq të mëdha, sa ato të Bolivisë, që ka rezervat më të mëdha në botë.
Edhe kërkesa për bakrin është rritur në kohën e rimëkëmbjes ekonomike, kur pandemia e coronavirusit po shkon drejt fundit.
Vitin e kaluar kërkesa për bakrin është rritur me 43%. Më shumë se e një e treta e pasurisë së ardhshme të Afganistanit mund të arrihet përmes zgjerimit të nxjerrjes së bakrit.
Kina dhe Pakistani janë gati
Që tani Kina dhe Pakistani janë gati të bëjnë biznese me talebanët radikalë-islamikë, duke dashur kështu të theksojnë edhe më shumë dështimin e SHBA dhe Evropës në Hindukush.
Si prodhuesi i gjysmës së mallrave industrialë të botës, Kina ka uri të madhe për të gjitha lëndët e para.
Pekini, i cili është investitori më i madh në Afganistan, është në krye të garës, për ngritjen e një sistemi eficient të shfrytëzimit të mineraleve.
“Kontrolli i talebanëve vjen në një moment, kur furnizimi me minerale në një të ardhme të afërt pritet të ngecë dhe Kina ka nevojë të madhe për të”, i tha Michael Tanchum, nga Instituti për Politikën e Sigurisë në Austri Deutsche Welles.
“Kina është gati për t’i nxjerrë këto minerale nga Afganistani”.
Korporata Metalurgjike e Kinës, MCC një nga koncernet më të madhe kineze ka siguruar të drejtat e nxjerrjes së mineraleve në provincën afgane Logar për 30 vjet.
A kanë vullnet talebanët?
Disa ekspertë të Afganistanit shprehen me dyshime, nëse talebanët e kanë aftësinë dhe vullnetin për t’i shfrytëzuar burimet natyrore të vendit, para të ardhurave që ata marrin nga tregtia me drogën.
“Këto burime”, sipas Hans-Jakob Schindler, drejtor i Institutit, “Counter Extremism Project”, “kanë qenë edhe në vitet 90-të po në tokën afgane dhe ata (talebanët) nuk ishin në gjendje t’i nxirrnin ato. Duhet të jemi skeptikë, kur bëhet fjalë për aftësinë e tyre të zhvillojnë ekonominë afgane, apo edhe për vullnetin e tyre ta bëjnë këtë”.
Një përfaqësues i lartë taleban u takua muajin e kaluar në Tianjin me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi.
Me këtë rast, Mullah Abdul Baradar, që përflitet si bashkëthemelues i talibanëve, e sot shihet jozyrtarisht si diplomat i parë i grupit militant, është shprehur se shpreson që Kina të luajë “një rol më të madh në rindërtimin e Afganistanit dhe zhvillimin ekonomik”.
Stacione të reja në “Rrugën e re të Mëndafshit”
Mediat kineze shkruajnë ndërkohë, se Afganistani mund të përfitojë nga iniciativa e Pekinit, Belt and Road Initiative (BRI) që njihet si Rruga e re e Mëndafshit.
Por fillimisht duhet të merren parasysh aspektet e sigurisë.
Përhapja e dhunës nga Afganistani në vendet e tjera aziatiko-qendrore e rrezikon rrjetin e tubacioneve, duke i sjellë Kinës probleme në furnizimin me gaz dhe naftë.
Nga ana tjetër Pekini ka frikë, se ky vend i përçarë mund të kthehet në zonë ku të tërhiqet pakica myslimane uigure dhe interesat e saj ekonomike mund të rrezikohen me vazhdimin e dhunës në Afganistan.
“Planet e minierës së MCC, (Metallurgical Corporation of China) janë prekur ndjeshëm nga mungesa e stabilitetit dhe konfliktit mes talibanëve dhe qeverisë së mëparshme afgane”, shprehet Michael Tanchum.
Siguria e para
“Nëse talebanët për Pekinin mund të krijojnë kushte të stabilizuara pune, atëherë nxjerrja e bakrit ka potencialin më të madh të sjellë miliarda dollarë në të ardhura dhe të mundësojë me këtë edhe nxjerrjen e mineraleve të tjera në vend”, sipas Tanchum.
Edhe Pakistani fqinj mund të përfitojë nga nxjerrja e mineraleve në Afganistan. Qeveria në Islamabad, që mbështeti në vitin 1996 ardhjen e talebanëve në pushtet, ka lidhje me këtë grup. Pakistani bën pjesë po ashtu tek përfituesit kryesorë të projektit të Rrugës së re të Mëndafshit.
“Pakistani ka një interes bazë, sepse lëndët do të transportoheshin përmes Rrugës së Mëndafshit nga Pakistani drejt Kinës”, thotë Michael Tanchum për DW, dhe shton, se një marrëveshje me talebanët mund t’i japë Islamabadit të drejtën të kujdeset për një sistem stabil të sigurisë.
Muzikë e së ardhmes
Pushtetarët e rinj në Afganistan kanë ende një rrugë të gjatë e të vështirë përpara, nëse duan të shfrytëzojnë pasuritë e vendit.
Ngritja e një sistemi eficient të shfrytëzimit të minierave në një shtet të dështuar do të kërkonte vite.
Edhe siguria nuk do të vijë brenda një nate. Po ashtu korrupsioni, që në vend është shumë i përhapur, mund të pengojë investimet e huaja.
“Një nga problemet kryesore aty ka qenë, se asnjë nga burimet e vendit nuk mund të nxirrej pa një ushtri private, që të mbronte nga talebanët”, thotë Hans-Jakob Schindler. “Ky kërcënim tani nuk është më, por mungon ende infrastruktura, kështu që nevojiten investime të mëdha”.
SHBA dhe Evropa që janë të varura nga furnizimet me minerale të rralla nga Kina, ndodhen tani në një dilemë në mënyrën si të veprojnë me talebanët.
Shumë investitorë perëndimorë kanë ngurruar të investonin në vend për shkak të pasigurisë ligjore dhe gjendjes së sigurisë.
Nëse ata bashkëpunojnë tani me talebanët, do të përballen me akuzën, se injorojnë rrëzimin e një demokracie të sapolindur në vend nga talebanët dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Nëse nuk bashkëpunojnë ata do të nxirren jashtë loje nga Kina. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t’ju ndihmuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-380x233.jpg)
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t’ju ndihmuar
![Trump thotë se “autoriteti i SHBA-së” do ta marrë Gazën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-king-abdulah-380x233.jpg)
Trump thotë se “autoriteti i SHBA-së” do ta marrë Gazën
![Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-28-380x233.jpg)
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
![Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë
![Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-28-780x439.jpg)
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
![Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.jpg)
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)
![Trump thotë se](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-king-abdulah-780x439.jpg)
Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën
![Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Scott-Bessent-trump-e1739295458994-780x439.jpg)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re