Therje me thikë brenda familjes, i dyshuari në kërkim policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje, e cila ka përfunduar me therje.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në orën 18:15.
“Dhunë në familje... Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































