Dy persona janë therur me thikë në një lokal në qendër të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Rreth orës 10:40 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në sheshin “Nënë Tereza” në një kafiteri pas një mosmarrëveshje mes tre personave të njëjtit kanë dalë jashtë dhe janë përleshur mes vete”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se dy persona kanë pësuar lëndime dhe dyshohet nga një mjet i mprehtë thikë.

“Të njëjtit janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë”,tha Gashi.

Gashi shtoi se i dyshuari është arratisur. /Telegrafi/