LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë është therur me thikë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur mes këtij të fundit dhe tre personave të tjerë. Pas rastit viktima është dërguar në spital dhe nga policia ky rast është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Viktimat mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik me tre te dyshuar meshkuj  të pa njohur është therur me një mjet të mprehtë –thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, bënë të ditur policia./Telegrafi/