Dy persona janë therur me thikë ditën e marte në Prishtinë.

Policia njofton se therja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.


"Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK", thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./Telegrafi/