Përgatiti: Bajram Karabolli
“Thonë se burri nuk është burrë, nëse nuk dëgjon emrin e tij të shqiptuar nga buzët e një gruaje.”
Antonio Machado
“Artisti duhet të jetë një përzierje fëmije, burri dhe gruaje.”
Ernesto Sabato
“Ai që ka njohur vetëm gruan e tij dhe e ka dashur atë, di më shumë për gratë se ai që ka njohur një mijë.”
Leo Tolstoy
“Intuita e një gruaje është më e saktë se siguria e një burri.”
Rudyard Kipling
“Perënditë kanë bërë dy gjëra të mrekullueshme: gruan dhe trëndafilin.”
Soloni
“Gruan duhet ta duash, jo ta kuptosh. Kjo është gjëja e parë që duhet të dish.”
Osho
“Grave u pëlqejnë burrat e dëshpëruar. Nëse nuk i gjejnë dot, i bëjnë të tillë.”
Leon Daudi
“Betejat kundër grave janë të vetmet që fitohen duke ia mbathur.”
Napoleon Bonaparte
“Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar.”
Oscar Wilde
“Gruaja është si hija: nëse ti ikën, ajo të vjen mbrapa; nëse ti e ndjek, ajo ikën.”
Nicolas Chamfort
“Një grua ka vetëm një mënyrë për ta kapërcyer në merita burrin: të jetë çdo ditë më grua.”
Angel Ganivet
“Gratë luajnë me bukurinë e tyre si fëmijët me një thikë dhe plagosen.”
Victor Hugo
“Instinkti i grave është i barabartë me mendjemprehtësinë e burrave të mëdhenj.”
Honore de Balzac
“Gruaja, hëm, vetëm djalli e di se çfarë është; unë nuk di të them asgjë për të.”
Fyodor Dostoevsky
“Burri sheh larg, po gruaja sheh thellë.”
Anonime arabe
“Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person, të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri.”
Mahatma Gandhi