Thënie inspiruese nga njerëz të suksesshëm

Lista e mëposhtme është me thënie nga disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë.
Duke e lexuar listën, shpresojmë se do të motivohen e inspiroheni për t’i realizuar të gjitha qëllimet që i keni, transmeton Telegrafi.
Të gjithë pajtohemi se personat e mëposhtëm kanë qenë të suksesshëm dhe i kanë kontribuar botës në një mënyrë apo tjetër, andaj edhe ju mund të bëheni të tillë me motivimin e duhur.
- “Ndryshoni para se të jeni të detyruar ta bëni këtë” --- Jack Welch
- “Nuk mund t’i zgjidhim problemet me të njëjtën mënyrë të të menduarit që e kemi pasur kur i kemi krijuar ato” --- Albert Einstein
- “Për t’u përmirësuar duhet të ndryshojmë; për të qenë të përsosur duhet të ndryshojmë shpesh” --- Winston Churchill
- “Investimi në njohuri e paguan interesin më të mirë” --- Benjamin Franklin
- “Pa rritje dhe progres të vazhdueshëm, fjalët si përmirësim, arritje dhe sukses nuk kanë kuptim” --- Benjamin Franklin
- “Dështimi është vetëm mundësi për t’ia filluar prapë, kësaj radhe në mënyrë më inteligjente” – Henry Ford
- “Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar është” --- Vince Lombardi
- “Disiplina është ura mes qëllimeve dhe arritjes së tyre” --- jim Rohn /Telegrafi/




















































