LAJMI I FUNDIT:

Thashethemet për ‘ish të dashurën’ që çuan në konfliktin e përgjakshëm – publikohen pamjet e ‘atentatit’ në Adana të Turqisë

Thashethemet për ‘ish të dashurën’ që çuan në konfliktin e përgjakshëm – publikohen pamjet e ‘atentatit’ në Adana të Turqisë

“Ajo ka qenë e dashura ime”. Kaq ka mjaftuar që mes dy familjeve në Adana të Turqisë të nisë një sherr i cili përfundoi me një viktimë dhe tre të plagosur.

Ismail Demir – 36 vjeç – humbi jetën dhe tre persona u plagosën në sulmin e armatosur të organizuar nga Ali B. 24 vjeç, vëllai i tij Y.B 17 vjeç për shkak të ‘thashethemeve të ish të dashurës’ në Adana.

Ali B, vëllai i tij Y.B dhe të afërmit e tyre Ö.A. 17 vjeç dhe M.C. 17 vjeç “bastisën” shtëpinë e armiqve të tyre Huseyin D, 24 vjeç dhe vëllezërve të tij, lsmail Demir dhe Rahimbrahim D., me armët që morën me vete.


Y.B hapi zjarr me mitralozin, ndërsa vëllai i tij i madh Ali B, qëlloi me një pistoletë.

lsmail Demir, Hüseyin D., Rahimbrahim D. dhe Ayşe G., të cilët erdhën në shtëpi si mysafirë, u plagosën.

Të dyshuarit, të cilët ishin maskuar, hapën zjarr në ajër pas sulmit dhe u larguan nga zona me motoçikletat e tyre.

Momentet e atentatit u filmuan nga kamerat e sigurisë dhe gjithashtu u filmuan nga një kalimtar i momentit.

Konflikti

Sipas mediave, 25-vjeçari që organizoi atentatin ishte martuar me një vajzë, për të cilën familja tjetër shprehej se kishte qenë e dashura e djalit të tyre.

Fillimisht ata u përplasën fizikisht, por më pas morën armët duke shkaktuar një situatë lufte në rrugët e qytetit.

Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar gjithçka, dhe skenat i ngjajnë vërtetë atyre në filma.

Policia dhe ekipet mjekësore mbërritën në vendin e ngjarjes.

Nga të shtënat me armë një person mbeti i vrarë ndërsa tre të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. /OraNews/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori