Tharja e rrobave në banesë është e rrezikshme: Shkakton dhembje koke, probleme me frymëmarrjen, reaksione alergjike!

Është ideale të thahen rrobat në ajër të freskët, madje edhe nëse jashtë është temperatura minus. Ato atëherë do të ngrihen pastaj do të thahen, mirëpo edhe te mënyra e tillë e tharjes patjetër duhet t’i kushtoni kujdes një gjëje.
Tharja e rrobave ditëve të ftohta në hapësira të mbyllura ngre nivelin e lagështisë për 30 për qind.
Kjo assesi nuk është e mirë për shëndetin e familjarëve, të cilët thithin atë lagështi dhe kimikaliet e detergjentit dhe zbutësve (sepse edhe në sasi të vogla avullon nga rrobat gjatë tharjes).
Sipas disa hulumtimeve, në ajër mund të gjenden madje edhe kimikalie kancerogjene, transmeton Telegrafi.
Për shkak të këtyre, te disa njerëz lagështia në ajër shkakton dhembje koke dhe probleme me frymëmarrjen.
Kjo dukshëm mund të ndikojë edhe tek astmatikët.
– Ambienti i lagësht nxit rritjen e mykut që mund të lirojë spore, ndërkaq ato shkaktojnë reaksione alergjike te disa njerëz. Myku dhe sporet e kërpudhave zakonisht nuk mund të shihen me sy.
Në situata normale, njerëzit do të teshtijnë apo do të kolliten nëse thithin ato spore, sepse kështu imuniteti ynë lufton me to. Mirëpo nëse nuk jeni të ndjeshëm ndaj mykut, ndoshta kurrë nuk do të keni reaksion ndaj tij.
Astmatikët të cilët janë të ndjeshëm ndaj sporeve të kërpudhave mund të vuajnë më së shumti në situata të këtilla, sepse përkeqësojnë simptomat e tyre – thotë Fina Keni, nga Shoqata Irlandeze e Astmatikëve.
Nëse rrobat thahen mbi radiator, pos shëndetit të familjarëve, do të pengojnë edhe qarkullimin e ngrohjes në shtëpi, përkatësisht do të zvogëlojnë efikasitetin e radiatorit, gjë që përfundimisht çon në shtimin e ngrohjes dhe në shpenzim më të madh të energjisë.
Gjithashtu, edhe vetë lagështia e cila avullon ajrin e bën më të ftohtë, edhe nëse termostati është në temperaturë të njëjtë, në banesë do të jetë më ftohtë se zakonisht.
Rrobat e ndjeshme të cilat të njoma vihen mbi radiator mund të dëmtohen, duke i pëlcitur penjtë elastikë në to. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi