Autori i golit të vetëm për Ballkanin në humbjen 1-2 ndaj Sivasspor-it në “Fadil Vokrri”, Armend Thaqi theksoi se dëshira e lojtarëve për të realizuar i çoi në humbje të rasteve shumë të pastra.

Duke folur për SuperSport, mbrojtësi i djathtë, Thaqi shtoi se kundërshtarë si Sivasspori nuk të falin nëse iu vjen mundësia dhe nuk i shpërdorojnë rastet si ekipi nga Suhareka.


“Një gol që vlen vetëm për statistika personale, pasi ndeshja e humbur nuk ka vlerë. Patëm raste, por dëshira e lojtarëve për të realizuar na bëri të humbinim raste shumë të pastra”.

Armend Thaqi 2

“Ishin dy gola të lehtë, por këto janë ekipe që nuk të falin me gjysmë rasti, të shënojnë. Ne patëm raste më të pastra por nuk i realizuam”.

“Terreni na e vështirësoi punën disi, por u përshtatëm sa mundëm”, ka thënë Thaqi. /Telegrafi/

telegrafi sport app