Thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.
Përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin. Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.
Duke qenë se kanë sezon të shkurtër, për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit. Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin. Lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.
Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë dhe ruajeni në frigorifer. Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore. Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve, transmeton Top Channel.
Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea. Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker