LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ushtria formohet sivjet

Thaçi: Ushtria formohet sivjet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Ndërkaq, shton se askush brenda apo jashtë vendit nuk mund ta ndalojë këtë proces.

“Forcat e armatosura të Kosovës do të formohen gjatë këtij viti, në një proces të koordinuar me NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Do të jetë një forcë e standardeve të NATO-s. Një forcë multietnike”, thotë ai për RTK. “Ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Është vendimi i institucioneve të Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.