LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Të eliminohet vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve

Thaçi: Të eliminohet vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp për të biseduar rreth zgjedhjeve në Maqedoni dhe krizën politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces ka qenë dhe vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike kurdo qoftë që të mbahen ato, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve. Çështja e mosrealizimit të të drejtave të shqiptarëve akoma nuk është pjesë e dialogut dhe kjo vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike Shqiptare.”

Thaçi e siguroi Ambasadorin Plomp se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.


”Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp theksoi se vendi i tij përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe vlerësoi lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim.” thonë nga shërbimi për informim i PDSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori