LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon ambasadorën e Finlandës, merr mbështetje perspektivën evropiane të Kosovës

Thaçi takon ambasadorën e Finlandës, merr mbështetje perspektivën evropiane të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Sipas njoftimit për media Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani po pret formimin e qeverisë së re.

“Pas një procesi elektoral shembullor, pres që shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh ai.


Ambasadorja Stjernvall theksoi se Finlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi shtoi se është e rëndësishme që përkrahja e shteteve anëtare të BE-së, për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos lëkundet.

“Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE”, konkludoi presidenti Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori