Thaçi takoi Lushtakun dhe Mustafën para se të nisen në Hagë, i quan heronj kombëtarë të luftës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shkuarja në Hagë për intervistimin e gjeneralëve të UÇK-së, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, dëshmon edhe njëherë drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka besim të plotë në vlerat sublime për të cilat kanë luftuar ai dhe bashkëluftëtarët tjerë.
Postimi i plotë i Thaçit:"Jam i vetëdijshëm se shumë padrejtësi nuk e kanë marrë përgjigjen, as nga drejtësia vendore, as nga ajo ndërkombëtare: si vrasja nga shteti serb e 13,500 civilëve shqiptarë, kryerja e 400 masakrave, dhunimi i 20 mijë grave shqiptare, mijëra shqiptarë ende të pagjetur, spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve. Por, e them me bindje të plotë se krimet nuk vjetrohen dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.
Ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa -Remi janë nisur sot për në Hagë nga Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku do të intervistohen nga Prokuroria Speciale në Hagë. /Telegrafi/




















































