“Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi Rezolutën që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. Një hap shumë i madh përpara për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa në një prononcim për mediat, menhëherë pas vendimit për Kosovën në UNESCO, Thaçi ka thënë se është fituar një betejë e fuqishme, njofton Klan Kosova.


Ai ka falënderuar miqtë e Kosovës dhe qytetarët. Gjithashtu ka deklaruar se Serbia bëri fushatë të dështuar. /Telegrafi/