LAJMI I FUNDIT:

Thaçi nuk obligohet të japë dorëheqje nga posti i Presidentit

Thaçi nuk obligohet të japë dorëheqje nga posti i Presidentit

Prokurori i Specializuar ditë më parë propozoi aktakuzë ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Njohësit e rrethanave të drejtësisë dhe politikës mendojnë ndryshe sa i përket dorëheqjes eventuale të Thaçit nga pozita e presidentit.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress se pavarësisht që Kushtetuta e vendit nuk e obligon për një veprim të tillë, do të ishte e pahijshme për vendin të udhëhiqet nga një lider institucional, për të cilin rëndojnë akuza për krime lufte.

“Konsiderojmë që dorëheqja e presidentit Thaçi është e pashmangshme duke pasur parasysh integritetit e institucioneve dhe vet Republikës së Kosovës, i cili do të dëmtohej nëse presidenti Thaçi në një akuzë ende të pakonfirmuar do të qëndronte në pozitën e presidentit të Kosovës. Thjesht sjellja e presidentit tani duhet të ishte dinjitoze në mënyrë që të jap dorëheqje për të ruajtur dinjitetit e institucionit të presidentit, dhe po ashtu imazhin e Kosovës në faktorin ndërkombëtar. Do të ishte e pahijshme që një shtet si Kosova të udhëhiqej nga një lider institucional cili ka një aktakuzë edhe pse ende të supozuar, të pakonfirmuar. Por mbi të rëndojnë akuza krime lufte”, thotë ai.


Por, ndryshe mendon analisti politik, Ramush Tahiri,  u shpreh se dorëheqja nga pozita e presidentit duhet të vijë pasi të konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.

“Hashim Thaçi në momentin që ngritët aktakuza tash është propozim aktakuzë, që e pranon gjyqtari, duhet të jap dorëheqje. Disa thonë që është akt moral, unë them që është akt ligjor. Në Kushtetutën e Kosovës, në kompetencat e kryeministrit dhe presidentit thuhet se nëse ngritët aktakuza nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës dhe gjykata të këtij rangu, personi që e mban detyrën duhet të jep dorëheqje, të lirojë funksionin në mënyrë që atje të ballafaqohet si person privat. Unë mendoj dhe besoj se Hashim Thaçi kështu do të sillet”, thotë ai.

Pavarësisht kësaj, të parit të shtetit, Hashim Thaçi nuk i obligohet të japë dorëheqje në bazën ligjore dhe Kushtetuese.

Nga IKD-ja, Betim Musliu thotë se nuk ekziston asnjë kompetencë në Kushtetutë që e detyron Thaçin të japë dorëheqje.

“Ne vlerësojmë që asnjë kompetencë nuk ekziston në Kushtetutën e Kosovës që e detyron presidentin e Kosovës që në këtë periudhë të japë dorëheqje”, thotë ai.

Dy liderëve të UÇK-së, presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli të mërkurën iu bë publike, propozim aktakuza për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori