Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka konsideruar të rëndësishme marrëveshjen e liderëve të partive shqiptare në Luginën e Preshevës, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në serbë, në një listë të përbashkët.Thaçi tha se e mirëpret një iniciativë të tillë, e cila është mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.Presidenti po ashtu përgëzoi ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakajn i cili mbështeti një iniciativë të tillë.


“Unë e mirëpres marrëveshjen për krijimin e listës zgjedhore të përbashkët e partivë shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky është një mjet i rëndësishëm i fuqizimit politik dhe mbrojtjes së interesave kombëtare. Gjithashtu përgëzoj ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakajn për mbështetjen e këtij procesi”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Telegrafi/