Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka organizuar një pritje shtetërore për nder të mysafirëve të ftuar për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Para mysafirëve ndërkombëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se ndjehet i gëzuar që po e shënojmë këtë përvjetor së bashku, duke gëzuar të arriturat e shtetit tonë dhe duke konfirmuar edhe një herë se qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin për vlerat tona të përbashkëta: lirinë, barazinë, shoqërinë shumetnike dhe shumëfetare, tolerancën, bashkëpunimin dhe dialogun.
“Kur kujtojmë se ku ishim para 20 vjetëve, se ku ishim para 10 vjetëve dhe shohim se ku jemi tani, kemi çdo arsye që të jemi krenarë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se që nga përfundimi i luftës kemi punuar që të ndërtojmë paqen.
“Ata që e lexojnë deklaratën tonë të pavarësisë, e kuptojnë se asgjë në përpjekjet tona për ndërtimin e shtetit nuk ishte e njëanshme. Negociatat e udhëhequra nga laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ishin të thella dhe shteruese. NATO, Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë punuan së bashku për të gjetur zgjidhjen që do të sillte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Kjo zgjidhje ishte pavarësia e Kosovës dhe dekada jonë si shtet e ka dëshmuar këtë. Kur i vlerësojmë këto dhjetë vjet, e shohim që jemi shteti që ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor në dekadën e fundit. Jemi vend që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve në kushtetutën tonë. Herën e parë që morëm pjesë në olimpiadë, fituam medalje të artë. Jemi konsoliduar si shtet, brenda dhe jashtë. Pjesa veriore e Kosovës sot është integruar dhe ka filluar të funksionoj rendi dhe ligji. Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët. Madje edhe me Serbinë kemi arritur marrëveshjen e parë për normalizim në Bruksel dhe tani po punojmë për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka shtuar se konfirmimi më i mirë për suksesin e reformave tona është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian.
“Kjo tregon se kemi ecur me hapa të mëdhenj e të qëndrueshëm në reformat ekonomike, politike dhe në drejtësi. Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, e ka të qartë vizionin e saj për të ardhmen: do të bëhemi anëtarë të BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Ky vizion i ynë nuk ka alternativë dhe ne do t’ia arrijmë ta bëjmë realitet”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti ka thënë se kemi sfida përpara, por ato janë të njëjta si sfidat e të gjitha shteteve të tjera fqinje.
“Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, fuqizimi i sundimit të ligjit. Këto janë sfidat e stome. Por, së bashku me miqtë tanë, jam i sigurt që do t’ia dalim edhe në përballje me këto sfida. Dhe do të ecim sigurt edhe drejt realizimit të ëndrrës tjetër: anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB”, ka thënë ai.
Presidenti ka thënë se duhet të festojmë e të gëzohemi për të arriturat tona, por edhe të mendojmë dhe punojmë me këmbëngulje për realizimin e aspiratave tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon letrën e Haxhiut për rastin e Thaçit

Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, lidhen me renovimin e objektit që i takonte AAK-së

Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Presidenti i Letonisë mbështet heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, shprehet i paqartë për statusin e vendit kandidat

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Bisedimet për formimin e Qeverisë - Haradinaj takoi ndaras Krasniqin me Hazmën dhe Abdixhikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn