Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka uruar shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, në ditëlindjen e tij të 82-të.

Në urimin e tij thuhet se me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme.


Postimi i Thaçit:

"Me rastin e 82 vjetorit të lindjes shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shprehim urimet më të mira. Me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme. Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme. HTH", ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/