LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet për raportin e Komisionit Evropian, thotë se nuk reflekton në mënyrë objektive situatën në Kosovë

Thaçi flet për raportin e Komisionit Evropian, thotë se nuk reflekton në mënyrë objektive situatën në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Thaçi ka thënë se Kosova si shtet e ka prioritet shtetëror anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Në funksion të këtij qëllimi janë bërë shumë reforma të suksesshme, por natyrisht ende ka sfida. Prandaj, Kosova mbetet e gatshme të bashkëpunojë dhe e përkushtuar të angazhohet në thellimin e reformave në fushat e identifikuara”, ka thënë  Thaçi, transmeton Telegrafi.


Presidenti Thaçi ka shprehur zhgënjimin e tij që raporti merret më shumë me taksën dhe fare pak me vlerësimin real të fushave të caktuara.

Gjuha e përdorur në raport, sipas presidentit Thaçi, e cilëson Kosovën si një shtet që pothuajse nuk ka bërë fare progres që nga shpallja e pavarësisë.

Fraza më së shpeshti e përdorur për vlerësimin e fushave të caktuara në këtë raport është: “Kosova është në faza të hershme/fillestare në çdo fushë”.

Ky vlerësim dhe gjuha e përdorur, sipas presidentit Thaçi, nuk reflekton në mënyrë objektive situatën në vendin tonë.

Përderisa ne pranojmë kritikat dhe jemi të vetëdijshëm për sfidat, presidentit Thaçi ka thënë se nuk mund të lejojmë në pafundësi trajtimin jo fer që BE-ja ka ndaj Kosovës.

Kreu i shtetit vlerëson se ky raport dekurajon vazhdimin e reformave, sidomos në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Duke folur për marrëdhëniet e BE-së me Kosovën, ai ka theksuar se BE-ja duhet të tregohet parimore dhe të mos e mbaj të izoluar Kosovën.

Liberalizimi i vizave duhet të ndodh menjëherë dhe pa asnjë kushtëzim shtesë. Në të kundërtën, sipas presidentit Thaçi, kredibiliteti i BE-së do të dëmtohet seriozisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori