Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Pas homazheve, presidenti u pyet nga gazetarët rreth letrës që i ka dërguar Skretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo.


Presidenti dha një deklaratë të shkurtë duke thënë se letra është e qartë.

“Është letër e qartë, e qëndrueshme dhe shumë e saktë”, u shpreh Thaçi.

Në letrën që Pompeo i ka kthyer Thaçit, citohet t’i ketë treguar për pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Gjykatës Speciale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, muaj më parë i kishte dërguar një letër Sekretarit të Shtetit amerikan, Mike Pompeo. Në këtë letër në asnjë vend nuk thuhet se Presidenti Thaçi kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Qëllimi kryesor i kësaj letre, ka qenë që Gjykata mos të jetë monoetnike, por t’i gjykojë edhe krimet serbe, rreth 400 masakra në Kosovë etj.

“Është zhgënjyes fakti që Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet e veta të shumta për ta hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, gjë që dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e procesit”, ka shkruar Thaçi në letrën dërguar Pompeos, të cilën e ka sigruar Telegrafi.

88985470 2527562974156561 2264553036170919936 n

89256321 507056570240271 716798379203493888 n

89242072 842554722917858 4069515726669479936 n

88433633 1014380255613378 8484900690034950144 n

/Telegrafi/