Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson se në gusht të vitit 2015, ai ka nënshkruar një marrëveshje të drejtë me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit. Andaj, ai pret që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës pa vonesa ta miratojnë, përkatësisht ratifikojnë këtë Marrëveshje, për t’ia hapur dyert Kosovës në zonën evropiane të lëvizjes së lirë, pa viza.
Por, se çfarë marrëveshje kishin nënshkruar Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa, kryeministri aktual, Ramush Haradinaj beson se do të mësohet vetëm pasi që Komisioni i ri shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit ta dorëzojë raportin në Qeverinë e Kosovës në lidhje me pretendimet për “korrigjimin” e Demarkacionit me Malin e Zi.
Presidenti Hashim Thaçi thotë se qëndron fuqishëm pas nënshkrimi (të marrëveshjes) duke besuar se ka qenë e drejtë.
“Ka opinione të ndryshme, por faktet nuk ndryshojnë”, theksoi Thaçi.
“Kemi vlerësimet e Komisionit shtetëror të Kosovës, ekspertëve ndërkombëtarë, vlerësimeve të NATO-s, SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe nuk e dimë se me kënd tjetër të konsultohemi”, tha Thaçi, duke i ftuar Qeverinë dhe Kuvendin të procedojnë tutje me ratifikim pa vonesa.
“Kushdo që kërkon ekspertizë akademike, duke tejkaluar ekspertizat e NATO-s, Uashingtonit e Brukselit, besoj se këto janë të dëmshme. Nëse duam liberalizimin e vizave, duhet të ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015”, theksoi Thaçi.
Qëndrimin e Presidentit të Kosovës rreth Demarkacionit e ka komentuar vetë kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se është në dijeni se cili është qëndrimi i presidentit Thaçi sa i përket Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por, ka nënvizuar ai, duhet pritur rezultatet që do të sjellë Komisioni i ri.
Haradinaj tha se aktualisht nuk ka shanse që në Kuvendin e Kosovës të sigurohen dy të tretat e votave të deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes së vitit 2015 për demarkacionin.
Sipas tij, të gjeturat e Komisionit të ri do të tregojnë se a duhet të procedohet çështja në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit apo jo.
“Kosova ka një komision shtetëror dhe se ai Komision, në bazë të ligjit, është duke punuar dhe kur vjen me rezultate ne do të veprojmë. Pra, kur do t’i kemi rezultatet do të flasim dhe se ne jemi në dijeni për qëndrimin e Presidentit”, theksoi Haradinaj.
Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thanë për Radio Evropa e Lirë, se nga informatat që kanë, aktualisht anëtarët e Komisionit janë duke punuar intensivisht dhe duke shqyrtuar dokumente të ndryshme, por nuk kanë dorëzuar ndonjë raport ne Qeveri.
Puna e këtij Komisioni është fokusuar në përpjekjet për të argumentuar, siç thuhet, gabimet e bëra në punën e Komisionit paraprak, mbi bazën e të cilit ishte nënshtruar Marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vitin 2015, por e cila nga Kuvendi i Kosovës ka mbetur e paratifikuar.
Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa E Lirë, se nuk ka një datë se saktë se kur Komisioni në fjalë mund të dalë me një raport para Qeverisë.
“Komisioni shtetëror për kufirin është në vlugun e punës dhe së shpejti, në afat optimal, do të paraqesë gjetjet para Qeverisë së vendit. Pra, në afatin optimal, po nuk ka një datë të saktë”, tha Matoshi.
As anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror nuk e dinë saktë kur do të dërgohet një raport në Qeveri.
Riza Smaka, anëtari i Komisionit, tha se po punohet drejtë, intensivisht dhe pas ndikime politike.
“Ne po punojmë mirë, profesionalisht, pa kurrfarë ndikime politike. Raportin do ta bëjmë në mënyrën më të përgjegjshme e ndërgjegjshme dhe profesionalisht të qëndrueshëm. Këtë mund ta them dhe po punojmë seriozisht”, tha Smaka.
Gjatë mandatit të kaluar të institucioneve, Qeveria e atëhershme, nën drejtimin e ish-kryeministrit Isa Mustafa kishte tentuar ta hidhte në votim për ratifikim Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, por ajo ishte kundërshtuar ashpër nga opozita, pjesë e të cilës atë kohë ishte edhe kryeministri i tashëm Ramush Haradinaj.
Sipas pretendimeve të kundërshtarëve të Marrëveshjes së demarkacionit, që kryesisht vijnë nga subjektet politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pretendohet se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova do të humbë mbi 8 mijë hektarë territor.
Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mban peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave.
Edhe pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, nga Brukseli u është bërë e qartë kryeministrit Haradinaj dhe Kuvendit të Kosovës se ratifikimi i Demarkacionit mbetet kusht i pazëvendësueshëm në procesin e heqjes së vizave.
Në një situatë të tillë, kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës, besohet se u mbetet që të procedojnë me Marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend për ratifikimin apo dështimin e saj ,ose në të kundërtën, të provojnë që çështjen ta adresojnë për në Arbitrazh Ndërkombëtar./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje