Ka kohë që dy udhëheqësit e dy institucioneve të Kosovës, kanë mbajtur qëndrime të kundërta sa i përket vazhdimit të dialogut dhe çështjes së taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Por, presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradianaj, me datën 29 prill do të jenë së bashku në Samitin e Berlinit me ftesë të dy personaliteteve më të rëndësishëm në Bashkimin Evropian, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Sipas analistëve Thaçi dhe Haradinaj duhet të kenë qëndrim unik për dialogun.
Imer Mushkolaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, pohoi se Samiti i Berlinit ka shumë rëndësi sa i përket prezantimi të Kosovës me një qëndrim shtetëror karshi dialogut me Serbinë, dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshje.
‘Fatkeqësisht, deri tash Kosova nuk është prezantuar njëzëri për shkak të qëndrimeve të ndryshme të presidentit Thaçi, kryeministrit Haradinaj, madje edhe ministrit të punëve të jashtme Behgjet Pacollit. Kështu që në këtë rast kjo nuk duhet të ndodhë, Kosova ka një platformë, dhe të gjitha janë thënë aty. Kështu që, nuk ka asnjë arsye që krerët institucional të dalin me qëndrime tjera, pra të dalin me qëndrime të ndryshme për një temë”, është shprehur Mushkolaj për Telegrafin.
Mushkolaj thotë, se nëse krerët shtetërorë do të shkojnë me qëndrime të ndryshme në Berlin, kjo do të tregonte jo seriozitet.
“Në këtë rast dhe do t’i jepte më shumë argumente Serbisë dhe Bashkimit Evropian që Kosova nuk është unike karshi qëndrimit të saj për dialogun”, tha ai.
Analisti Mushkolaj, nga Samiti i Berlinit pret që të ketë propozime të reja se si të ecet përpara dialogu Kosovë-Serbi.
“Shpresoj që do të ketë propozime se si të ecet përpara, këto propozime mund edhe të mos bëhen publike, siç bëhet në raste të caktuar, sepse dialogu nuk nënkupton vetëm procesin që publiku i sheh, pra takimet formale, sepse dialogu zhvillohet në kanale tjera që nuk sheh publiku. Pres që të ketë propozime të caktuara, për shkak se Gjermania është e interesuar ta marrë një rol më të madh dhe më serioz në procesin e dialogut dhe arritjes së marrëveshjes”, deklaroi ai.
Ai, thotë që çfarë do që të jenë propozimet nga Samiti i Berlinit, ato duhet të trajtohen me seriozitet nga pala kosovare.
“Çfarë do qofshin ato propozime, ato duhet të trajtohen seriozisht nga pala kosovare, cilat janë të mirat dhe mangësitë e këtyre propozimeve, të mos pranohen e as të mos hedhen poshtë, por të shihen se çka përfiton e çka humb Kosova nga këto propozime. Mos të harrojmë se bëhet fjalë për dialog, për kompromis dhe asnjëra nga palët nuk mund t’i fitojë të gjitha. Ndarja, korrigjimi i kufijve e dëmton Kosovën”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Edhe, analisti politik, Ramush Tahiri, për Telegrafin tha se, Kosova duhet të shkojë me një qëndrim në Samitin e Berlinit, pa marrë parasysh se si janë raportet e brendshme.
“Në marrëdhëniet ndërkombëtare, secili shtet duhet të shkojë me një qëndrim, pa marrë parasysh se si janë raportet e brendshme, mirëpo duket se pala kosovare që shkon në nivel të presidentit, do të shkojë me dy qëndrime për çështje të ndryshme, por sidomos për Serbinë dhe marrëveshjen”, ka pohuar Ramush Tahiri.
Ai thotë, se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, duhet t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre, ai shton se edhe liderët e Serbisë janë deklaruar njëzëri rreth dialogut. Gjithashtu, ai deklaroi se pret rezultate nga Samiti i Berlinit, për shkak se Gjermania dhe Franca janë angazhuar që të iu ndihmojnë vendeve të Ballkanit.
“Unë pres rezultate nga Samiti i Berlinit, sepse ka një vazhdimësi të takimeve të tetë vendeve te Ballkanit Perëndimor, nga këto tetë vende Sllovenia dhe Kroacia i kanë zgjidhur çështjen e integrimeve evropiane, kurse vendet tjera duhet t’i harmonizojnë politikat dhe t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet, dhe ato të zgjidhën sipas parimeve të BE-së. Në një datë të afërt të anëtarësohen në BE. Tash për tash, rolin që kanë marrë Gjermania dhe Franca është që t’iu ndihmojnë të gjitha vendeve, por se si do të ndodhë kjo varet nga politikat e brendshme, por e rëndësishme është që të gjitha marrëveshjet të bëhen më mirëkuptim”, ka theksuar ai.
Mes tjerash, ai thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë dhe që nuk ka kthim prapa.
“Marrëveshja gjithëpërfshirëse që duhet arritur mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka kthim, dhe që përmes dialogut të zgjidhen çështjet dhe Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe Kosova ta ketë të hapur rrugën evropiane. As Kosova as Serbia, nuk mund të kenë perspektivë evropiane pa i zgjidhur problemet”, potencoi Ramush Tahiri.
Samiti i Berlinit do të mbahet me 29 prill në Berlin. Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë ftuar përfaqësuesit e lartë të Ballkanit Perëndimor që të marrin pjesë në takim.
Pjesëmarrjen në këtë Samit e kanë konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova