LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e cilëson të rrezikshëm takimin e së enjtes në Bruksel: Është agjendë e Serbisë

Thaçi e cilëson të rrezikshëm takimin e së enjtes në Bruksel: Është agjendë e Serbisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë të martën para gazetarëve se rihapja e temës në Bruksel për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, është një kthim prapa për Kosovën.

Ai madje tha se takimi i së enjtes në Bruksel, ndërmjet delegacionit nga Kosova dhe Serbia, është i rrezikshëm dhe siç u shpreh ai, ‘është agjendë e Serbisë’.

“Rihapja e çështjes së asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se Parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për asociacionin”, tha Thaçi para medieve, pas pjesëmarrjes së tij në ngjarjen e organizuar të martën në Prishtinë, me rastin e shënimit të Vitit të Ri Hebraik.


Thaçi tha se sa i takon krijimit të Asociacionit, gjithçka ka përfunduar në vitin 2013. Ai tha se edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka sqaruar që gjithçka duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në vitin 2015, Kosova dhe Serbia, arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij Asociacioni. Në tetor të po atij viti, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori