LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e cilëson Lajçakun emisar pa kredibilitet në dialogun Kosovë-Serbi

Thaçi e cilëson Lajçakun emisar pa kredibilitet në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur kritik ndaj përfshirjes së Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se ka ulur nivelin e përgjegjësisë në një emisar pa kredibilitet.

Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”.

“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Thaçi, përcjell Telegrafi.


“Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka thënë presidenti.

Ky reagim i presidentit Thaçi vjen pasi shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka propozuar edhe zyrtarisht diplomatin sllovak Mirosllav Lajçak  përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori