Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi në një intervistë për lajmi.net iu ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Në të kundërtën, thotë ai, do të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i shtetit të Kosovës, por edhe marrëdhëniet me aleatin kryesor, SHBA-të.
Sipas tij, është absurde se si opozita me ambicien e saj për pushtet është përpjekur në këto muaj që ta nxjerrë Malin e Zi në sytë e opinionit publik të Kosovës, si të ishte një shtet dashakeq e grabitqar.
“Mund të thuhet me gojë të plotë se Mali i Zi është një shtet mik yni, sepse e ka mbështetur shtetin tonë në çdo hap apo proces ndërkombëtar pavarësisht kostove të brendshme e të jashtme. Ndryshe nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi na ka njohur e mbështetur ndër të parët në rajon pavarësisht se një e treta e popullsisë së këtij shteti i përket etnisë serbe dhe dirigjohet nga Beogradi”, ka thënë presidenti Thaçi.
Po se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta votonte këtë marrëveshje, Thaçi tha “Unë nuk dua ta mendoj që Kuvendi i Kosovës nuk do ta votonte këtë Marrëveshje pasi dëmi do të ishte i madh dhe i shumëfishtë për Kosovën. Ne ende e kemi të papërfunduar plotësisht njohjen botërore të Kosovës e me vështirësi të mëdha po përpiqemi të anëtarësohemi në organizatat kryesore ndërkombëtare me ndihmën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë perëndimor. Këto sfida do të bëheshin të pakapërcyeshme po qe se nuk do të kemi ndihmën e partnerëve strategjik. Gjithashtu demarkacioni nuk lidhet vetëm me vizat e shumëpritura nga qytetarët tanë por edhe me proceset e integrimeve Euro-Atlantike në përgjithësi. Ne i kemi nisur vonë proceset e integrimit në BE dhe NATO krahasuar me fqinjët tanë, dhe nëse nuk do dëshmohemi si partner të besueshëm e serioz ndaj mbështetësve tanë, ju siguroj që këto procese do të zgjateshin pafund dhe Kosova do të hynte në kalkulime për sa i përket integrimeve. Po ashtu edhe me fqinjët tanë malazez do të dalim si bukëshkalë që mbështetjen e madhe shtetërore që na e kanë dhënë e shpërblejmë me pretendime territorial”.
President po ashtu ka thënë për lajmi.net se izolimi ndërkombëtar do të na sillte një dëm të pallogaritshëm edhe në gjendjen e brendshme prandaj deputetët që votojnë kundër do të kenë një përgjegjësi të madhe historike personale.
“Deputetët e mazhorancës në veçanti duhet të kenë edhe një gjë tjetër mirë parasysh. Dështimi në parlament i demarkacionit do të shpërblente opozitën për gjuhën e urrejtjes dhe dhunën e kryer prej saj sepse do të tregonte se veprimet vandale të deritanishme janë rezultative dhe ia dalin të korrin sukses. Pra ata deputetë nuk ia kanë borxh vetëm interesave të shtetit, votuesve që i kanë votuar për integrim e jo izolim, partisë që i ka dhënë besim por edhe dinjitetit dhe krenarisë së tyre pas gjithë atyre poshtërimeve, bombave me gaz lotsjellës dhe molotovëve që kanë pësuar me muaj me radhë. Mosvotimi i Demarkacionit sjell një precedent të rrezikshëm për të ardhmen politike të Kosovës, sepse do të niste një traditë ku e vërteta dhe e drejta mund të shkelen me anë të dhunës dhe shantazhit. Kjo gjë do e bëj shumë të vështirë për çdo aktorë politik në të ardhmen që të marrin vendime delikate në të ardhmen. Prandaj unë kam besimin që pavarësisht vështirësive, pjesa më e shëndetshme e shoqërisë sonë do tregojë përgjegjësinë dhe pjekurinë e duhur duke e mbështetur jo vetëm këtë marrëveshje, por të gjitha ato veprime të vështira që i takojnë një shteti serioz e të respektueshëm”, tha Thaçi. /Lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës