LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Adem Demaçi është babai i pavarësisë së Kosovës

Thaçi: Adem Demaçi është babai i pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Thaçi e ka vlerësuar Demaçin si baba të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Adem Demaçi është njeriu që i ka dhënë kuptim përpjekjeve për liri dhe se gjithë jetën investojë për liri e pavarësi të Kosovës.


“Sot në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës po bëjmë nderimin protokollar shtetëror tek Adem Demaçi, njeriu i cili i dha kuptim përpjekjeve tona për liri, simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës. Njeriu që gjithë jetën investoj dhe sakrifikoj për liri, pavarësi të Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Prandaj, nderime e respekt i përjetshëm simbolit të rezistencës kombëtare, babait të pavarësisë së Kosovës Adem Demaçit”, tha Thaçi. /Telegrafi/