LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: U vendos rend në shpenzimet publike, u rrit transparenca

Tevdovski: U vendos rend në shpenzimet publike, u rrit transparenca

Sot, Ministri i financave, Dragan Tevdovski informoi për atë se çka është realizuar gjatë 100 ditëve të para të punës së tij, duke thënë se qëllimi i tij ka qenë të vendosë rend në shpenzimet publike, ndërsa reformat në sistemin e financave publike të jenë në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe sipas tij, ekonomia e Maqedonisë ka filluar të lëvizë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në 100 ditë e kaluara janë realizuar dhjetë projekte të mëdha. Është bërë ribalanci i buxhetit të shtetit, ku janë shkurtuar shpenzimet joproduktive, është shpallur buxheti qytetar për vitin 2017, është ngritur fuqishëm niveli i transparencës fiskale, për herë të parë janë shpallur në mënyrë publike detyrimet tatimore, është bërë analizë e shpërndarjes së mjeteve, bëhet menaxhim i mirë me borxhin e trashëguar publik, me çka është ulur edhe numri i ankandeve publike në tregun vendor, nga 4 në dy 2 ankande në muaj me norma më të ulëta të interesit në përqindje prej 1.5 deri më 3.8 për qind dhe janë kthyer normat e interesit prej 6 për qind”, u shpreh Tevdovski.

Tevdovski shtoi se ka kthim joselektiv dhe të rregullt të TVSH-së, vendimin e përgatitur për rritjen e pagës minimale në 12 mijë denarë, gjë për të cilën është siguruar mbështetje buxhetore dhe është përforcuar bashkëpunimi me institucionet relevante të financave ndërkombëtare./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori