LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Presim rritje prej rreth 30 milionë eurove te tatimi i fitimit

Tevdovski: Presim rritje prej rreth 30 milionë eurove te tatimi i fitimit

Në një intervistë për AIM, Ministri i Financave Dragan Tevdovski thotë se “Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë ka pagesë të shkëlqyer të të ardhurave, ka likuidet të shkëlqyer, ndërsa bëjmë presion serioz për realizimin e të ardhurave të parashikuara. Ajo që më gëzon është se kemi rritje të të ardhurat e kontributeve, që përputhen me rritjen e pagave”.

Kah fundi i muajit, siç thotë Ministri Tevdovski, do ta shpallin raportin për muajin gusht, duke theksuar se ajo që shihet si trend në tetë muajt e parë është rritja e të ardhurave tatimore të fitimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presim rritje rreth 30 milionë eurove të tatimi i fitimit deri në gusht. Kjo është shenjë e qartë se firmat rikuperohen dhe ekonomia mbetet në këmbë. Të dhënat e fundit për prodhimtarinë industriale në muajin gusht tregojnë rritje të lartë prej 8.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thotë Tevdovski.


Sipas të dhënave të Investimeve Direkte të Huaja, siç shton Tevovski, ka rritje të madhe në krahasim me vitin e kaluar.

Investimet Direkte të Huaja në gjysmën e parë të këtij viti arritën 327 milionë euro. Vetëm në krahasim për tërë vitin Investimet Direkte të Huaja arritën 227 milionë euro. Qeveria edhe më tutje do të vazhdojë të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik. Me drejtimin e qartë drejt BE-së dhe NATO-s, kj gjendje edhe më mirë do të përmirësohet”. tha Ministri i Financave Dragan Tevdovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori