LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Negociojmë me kompani gjermane që do të ofrojnë paga dinjitoze

Tevdovski: Negociojmë me kompani gjermane që do të ofrojnë paga dinjitoze

Ekziston mundësi për hyrjen e kompanive gjermane në Maqedoni, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe do të sigurojnë paga dinjitoze për punëtorët, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski pas takimit të delegacionit ekonomik të Qeverisë së Maqedonisë me përfaqësues të kompanive të mëdha gjermane, afaristëve dhe odave ekonomike gjermane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni qeveritar, i udhëhequr nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, sot është për vizitë pune në Frankfurt. Pjesë e këtij delegacioni janë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZhTI), Aleksandar Mlladenovski.

“Ndodhemi në Frankfurt për të prezantuar mundësitë për investime në Maqedoni. Ka kompani serioze gjermane të cilat janë të interesuara për hyrje në vendin tonë, duke pasur parasysh drejtimin pozitov të lëvzijes së Maqedonsië dhe pozitën e saj të volitshme fiskale, gjë që përkrah investimet. Investitorët janë të interesuar më së shumti për ofertën e fuqisë punëtore në Maqedoni. Ne theksuam se ka mundësi të mira që këto kompani të hyjnë në Maqedoni dhe të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë, por edhe të sigurojnë paga dinjitoze”, tha Tevdovski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori