Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, me vite të tëra e ka ndarë jetën e saj mes Zvicrës dhe Kosovës.

Ndonëse në vendlindje ka qenë më shumë prezente në sezonet e dasmave dhe ahengjeve, Teuta me kohë të plotë ka jetuar në Zvicër, duke dashur t'iu dhurojë fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë.


Ndërsa së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrioti, kanë vendosur që përfundimisht ta lënë shtetin heklvetik dhe të kthehen në Kosovë për të jetuar.

225848444 362924295351284 8536174777619587308 n

Burimet e emisionit "Prive", kanë konfirmuar se familja tashmë ndodhen në Prishtinë dhe se fëmijët e tyre nga shtatori do të fillojnë shkollimin në vendlindje.

Teuta përndryshe i është rikthyer punës me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, pas lirimit të masave të COVID-19 dhe lejimit të organizimit të ahengjeve.

83066516 127331832108799 5661431231934491026 n

Ajo njihet për një numër të madh këngësh të suksesshme, ku ndër to më shumë kanë spikatur këngët: "Miqt e mi", "Kush don le t'feston", "Ja fala" etj. /Telegrafi/