Site icon Telegrafi

Teuta Selimi dhe Buraku sjellin këngën e re “Për ty po dehem”

Foto: Screenshot/YouTube

Teuta Selimi dhe Burak Vehapi nga Grupi Fama janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Kënga e dyshes së njohur të shoubizit, e zhanrit baladë, mban titullin “Për ty po dehem”.

Ky projekt tanimë është i kompletuar edhe nga ana vizuale, ku artistët vijnë me një interpretim të ndjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe muzika është realizuar nga Markel Goga me producim nga Fatjon Miftari.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për ‘beat’-in u përkujdes po ashtu Miftari në bashkëpunim me Leon Hajdarin.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngën të plotë tani e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Selimit.

Pritet që ky duet do të pëlqehet nga fansat e tyre, që janë të shumtë në numër. /Telegrafi/

Exit mobile version