LAJMI I FUNDIT:

Teuta Arifi: Tetova e para në Evropë për sa i përket numrit të qytetarëve që janë vaksinuar në dy javët fundit

Teuta Arifi: Tetova e para në Evropë për sa i përket numrit të qytetarëve që janë vaksinuar në dy javët fundit

Sot në Komunën e Tetovës u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi njoftoi se në mbledhje u konstatua se janë gjithsej 106 pacientë të hospitalizuar me përkrahje oksigjeni, ku 8 prej tyre janë me dozën e parë dhe 6 me dozën e dytë të vaksinës.

“Ditët u fundit ka një rënie të numrit të rasteve të reja që paraqiten me pasqyrë të rëndë shëndetësore në qendrën Klinike në Tetovë, por gjendja epidemiologjike në komunën e Tetovës vazhdon të jetë shume serioze”, shkruan Arifi.


Po ashtu nga dita e hënë do të fillojë edhe realizimi i testeve të shpejta në Shtëpinë e shëndetit në Tetovë, që padyshim se do ta lehtësojë dhe do të mundësojë një detektim më të shpejtë dhe efikas të rasteve të reja me covid19.

“Falë hapjes së punkteve të reja të vaksinimit në Tetovë, sipas të dhënave statistikore jemi qyteti i parë në Europë për sa i përket numrit të qytetarëve që janë vaksinuar në 2 javët fundit, me një rritje prej 15% nga numri i përgjithsëm i qytetarëve. Nëse kjo dinamikë vazhdon për 2 javët në vijim do të kemi afër 50 % të qytetarëve të vaksinuar. Nga e hëna (06.09.2021) do të fillojë edhe funksionimi i Qendrës për Kulturë si qendër rivaksinimi, si dhe pika e vaksinimit tek Teleferiku (Elem Tours)”, shkruan Arifi.

Në mbledhje është vendosur Qendra e Vaksinimit për Fëmijët 12-18 vjet, grave shtatzëna, nënave gjidhënëse, si dhe personave me sëmundje përcjellëse, të jetë pika e vaksinimit që funksionon në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë.

Qendra e rivaksinimit tek Salla e shkollës së mjekësisë do të funksionojë deri të dielën (05.09.2021), kurse nga e hëna (06.09.2021) kjo qendër do të transferohet në Qendrën për Kulturë në Tetovë.

Për sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike në shkollat fillore, deri më tani masat dhe protokolet mbrojtëse respektohen në mënyrë strikte, dhe për fat mirë deri më tani nuk kemi nxënës që janë detektuar pozitiv me covid19.

“Bëj thirrje edhe njëherë që të gjithë të tregohemi maksimalisht të përgjegjshëm, duke respektuar masat, protokollet dhe rekomandimet mbrojtëse të institucioneve kompetente shëndetësore, sepse vetëm kështu mundemi të gjithë bashkë të kontribuojmë në tejkalimin e situatës në të cilën gjendemi. Mbani distancën, shmangni mbledhitë me më shumë njerëz, mbani maskat mbrojtëse dhe vaksinohuni, sepse vaksina shpëton jetë”, shkruan Arifi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme

Shëndetësi
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori