LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, shumë lagje pa kushte infrastrukturore

Tetovë, shumë lagje pa kushte infrastrukturore

Lagje të caktuara në Tetovë më shumë u ngjajnë fshatrave të lënë pas dore se sa lagjeve të qyteteve. Banorët ankohen se në lagje të këtilla si lagjja e universitetit, infrastruktura e keqe, veturat e parkuara vend e pa vend dhe vozitjet e shpejta, rrezikon jetët e tyre dhe të fëmijëve të cilët lozin në lagje.

“Vozitja e shpejtë nuk është problemi i vetëm që e ka jo vetëm kjo lagje, por edhe shumë lagje tjera të Tetovës. Problem më i madh thonë banorët, është mungesa e trotuarit, dhe infrastrukturës rrugore, por edhe e një patrulle policore e cila do lëvizë më shpesh këndej për të parë se si parkohen makinat, bllokojnë rrugët, dhe me këtë fusin në rrezik si pleqtë, po ashtu edhe fëmijët dalin në rrugë për të lozur në këtë lagje”.

“Jo vetëm polici ma shpesh, po duhet të ndërtojnë rrugën dhe të ndërtojnë trotuare. Të dihet ku ecin fëmijët, ku ecin veturat. Kjo është lagja më e vjetër, dhe ja shiko si është, as trotuar kemi asgjë, dhe është rrezik”.


“Gati 20 vjet, secila parti vjen do e bëjmë do e bëjmë dhe asgjë, tjetër koment nuk kam”.

“Duhet ta kthejë kokën kah ne komuna, sepse nuk ka trotuar, nuk kanë këmbësorët nga të ecin, dhe jo veç këmbësorët, por as për biçikleta, as për pleqtë, kemi shumë njerëz këtu.”

Nga Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, kërkojnë bashkëpunim më të madh mes banorëve dhe policisë, për parandalimin e këtyre fenomeneve.

“Qytetarët që denoncojnë, mirë është që të regjistrojnë tabelat e veturave të këtilla dhe rastin ta denoncojnë me të dhëna të kompletuara. Nuk do të thotë që të japin edhe të dhënat e tyre personale, por s’do të thotë që të japin edhe denoncime të rrejshme. Atëherë, policia e ka më lehtë që të marrë masa”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=UEX0e0UDFGw&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori