LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: Për një muaj, 198 gjoba për mungesë patentë shoferi

Tetovë: Për një muaj, 198 gjoba për mungesë patentë shoferi

Gjatë muajit janar të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë, në rajonin e Tetovës dhe rrethinës, në kontrolle të rregullta dhe mbi njëzet aksione kontrolluese, gjithsej kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 1607 lloje të ndryshme të parregullsive, gjegjësisht shkelje të trafikut ose 74 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në aktivitetet e kontrollit të zhvilluara muajin e kaluar dhe për shkelje të konstatuara janë përjashtuar nga qarkullimi 89 automjete, prej të cilave 63 për shkak të skadimit të regjistrimit deri në 30 ditë dhe 26 për parregullsi të konstatuara teknike. Në janar janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 359 drejtues mjetesh ose 155 më shumë se vitin e kaluar, nga të cilët 198 drejtonin pa patentë shoferi, 77 nën ndikimin e alkoolit, 73 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet e parapara ligjore, 2 me kategori të papërshtatshme dhe 9 me masë mbrojtëse ,,ndalesë“ të vlefshme të drejtimit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar përkohësisht 16 automjete, janë revokuar 149 patentë shoferë dhe 60 leje qarkullimi të trafikuar, ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës ka ngritur dhe marrë gjithsej 199 automjete të keq parkuara, kryesisht në rrugët e Tetovës “Ilinden”, “Iliria”, “Boris Kidriç” dhe rrugë të tjera, kryesisht në zonën qendrore të qytetit.


Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori