Në organizim të Institutit Alternativa Liberale dhe Iniciativës për ripërtrirje ekonomike nga SHBA-ja, siç njofton KlanM, në Tetovë nisi konferenca për edukimin ekonomik dhe arsimor “EconLit 2023”. Qëllimi i konferencës është promovimi kuptimit më të madh të koncepteve ekonomike dhe ta mbështesë zhvillimin e intervenimeve efektive për arsimim ekonomik në RMV.
“Ideja e projektit është të rritet edukimi nga perspektiva ekonomike jo vetëm për ata të fushës së ekonomisë, por për të gjithë. Konferenca e sotme ka tre target-grupe, institucionet publike, sektori akademik dhe bizneset” – ka deklaruar Orhan Ceka nga Instituti Alternativa Liberale.
Ministri Bekteshi, siç percjell KlanM, ka deklaruar se tema është shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh sfidat me të cilat aktualisht përballet vendi, Evropa por edhe në nivel global.
Sipas tij, Ministria e Ekonomisë, Qeveria do të mbështesë nisma të këtilla me qëllim të informimit të opinionit publik, për të ruajtur standardin e tyre jetësor, por edhe të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Padyshim se edhe partnerët tanë strategjik ndihmojnë me qëllim që këto tema të jenë prioritare për vendin. Dua që në moment të krizës, bashkë të kontribuojmë për masa më mirë të dizjanuara nga Qeveria që nuk do të jenë vetëm të Qeverisë, por gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, siç njofton KlanM, shprehet se bëhet fjalë për një konferencë të rëndësishme në pjesën e ndryshimit të strukturës ekonomike, ambientit ekonomik, biznesit, për shkak se ndryshimet kërkojnë harmonizimin e sistemit të arsimit ose të edukimit ekonomik.
Në pyetjen e gazetarëve nëse qytetarët duhet të edukohen për të paguar taksat, Bexheti tha se kjo fillimisht duhet të bëhet rreth krijimit të të ardhurave.
“Para se t`i edukojmë për taksa, t`i edukojmë si të gjenerojnë biznese dhe të ardhura. Jo të nisim nga taksat. Si të edukojmë dikend si obligues tatimor, para se të bëhet I tillë ai duhet të jetë biznesmen, duhet të realizojë të ardhura. Ne jemi mësuar t`i shohim qytetarët si obligues tatimor. Komunat le t`i mbledhin taksat. Pyetni Komunat se sa i mbledhin taksat e tyre e më pas bërtasin, se pak marrin nga pushteti qendror. Kush I ndalon, ligji ua jep atë mundësi. Cila Komunë e ka bërë këtë, për shkak se ka çmim politik. Duan që çmimin politik ta dëgojnë në pushtetin qendror, kure këta poshtë vetëm të ankohen, për shkak se nuk mund të mbledhin tatime”, ka deklaruar Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi