LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: Autoshkollat probleme me marrjen e certifikatave mjekësore

Tetovë: Autoshkollat probleme me marrjen e certifikatave mjekësore

Shtatëmbëdhjetë autoshkolla në Tetovë nuk mund të marrin certifikata mjekësore për kandidatët që nga 16 gushti në Spitalin Klinik të Tetovës. Kështu janë ankuar përfaqësues të autoshkollave, sipas të cilëve, tashmë këto 17 autoshkolla janë të bllokuara dhe gjendja e tyre është rënduar tej mase në aspektin ekonomik.

Ata janë ankuar se diku rreth 100 punëtorë rrezikojnë vendet e punës. Po ashtu është kërkuar që nxjerrja e certifikatave të bëhet nëpër spitalet e qyteteve tjera derisa të qetësohet situata në Tetovë.

Krahas kësaj, kërkohet që pagesa të bëhet në mënyrë online në të ardhmen. Po ashtu, këto 17 autoshkolla kërkojnë që gjatë nxjerrjes së certifikatave mjekësore të caktohet orar për kandidatët që të mos ketë keqkuptime me pacientët tjerë që presin radhë. Me probleme përballen edhe shoferët profesional që nuk mund të vazhdojnë lejet e tyre pasi nuk mund të marrin edhe certifikatat e tyre.


Nga Spitali klinik i Tetovës theksojnë se deri tek kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë e gjendjes së krijuar në Covid qendrat, ku të gjithë mjekët janë të angazhuar.

“Po ashtu edhe grumbullimi i personave që marrin certifikatën e tensionon edhe më shumë situatën. Dihet se tash nuk guxojmë që të kemi grupime të njerëzve. Sa i përket marrjes së certifikatave, këtë vendim nuk e marrim neve si spital dhe ata do të duhet që të drejtohen tek Ministria e Shëndetësisë. Nuk mund të themi se kur do rifillojë dhënia e certifikatave sepse ende spitalin e kemi të stërngarkuar me pacientë”, tha Miranda Pajaziti, nga Covid qendra në Tetovë./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori