Tetovë: Asnjë i vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ditëve të fundit në qytetin e Tetovës është stabilizuar gjendja me pandeminë. Nga Spitali i Tetovës informojnë se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm, ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve.
Autoritetet e spitalit thonë se në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 5 pacientë. Tre prej tyre janë të pavaksinuar, ndërsa dy të tjerët kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat.
5 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, ndërsa asnjë në respirator. Poashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarëve. Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.
Nga
Telegrafi
05/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































