LAJMI I FUNDIT:

Tetova vazhdon të ngufatet, zgjidhja tek planifikimi urban

Tetova vazhdon të ngufatet, zgjidhja tek planifikimi urban

Planifikimi urban i Tetovës gjithnjë shkon duke u vështirësuar. Çdo ditë mbijnë ndërtesa të reja në zonat urbane duke ngulfatur qytetin, duke zvogëluar trotuaret, me mungesë të theksuar të shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta dhe e tërë kjo situatë reflekton që të Tetova të ketë kaos urbanistik.

Me këtë rast, qendra e rajonit planor të Pollogut, organizoi një debat me ekspert vendor dhe ndërkombëtar për zgjidhjet urbane dhe planifikimit urban. Kryetari i komunës së Tetovës tha se përmes zgjidhjes që do të ofrojnë ekspertët pritet të ketë kushte më të mira jetese për qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit. Ai tha se nuk mund të mos jap leje për ndërtime pasi që kjo parashihet në bazë të planit urbanistik detal.


“Rregullimi i kaosit urbanistik nuk nënkupton detyrimisht ndërprerjen e ndërtimeve të larta, por nënkupton që ato ndërtime të larta të jenë me infrastrukturë përgjegjëse dhe përkatëse. Pra, ne këtë e bëjmë, e treguam me shembullin e shik-jellakut, ku ne pezulluam planin urbanistik dhe jemi në përpilim të planit të ri urbanistik, i cili konform investimeve private do të shoh edhe investime të infrastrukturës përcjellëse si rrugë, trotuare, parqe si dhe gjelbërime. Në pjesën e blloqeve urbane të cilët i kemi trashëguar është më vështirë që të përmirësohen kushtet që nënkupton mos të implementojmë planet aktuale. E dini se sipas ligjit çdo plan aktual që është në fuqi, nëse investitori kërkon leje ne jemi të detyruar si komunë që t`I japim leje derisa nuk ndërmarrin hapa për ndryshim të planit detal urbanistik sepse atë situatë e kemi trashëguar dhe mundohemi që të gjejmë zgjidhje për planifikime urbane”, tha Bilall Kasami.

Në ndërkohë, shpesh herë janë angazhuar ekspertë nga jashtë të cilët janë konsultuar për problemet infrastrukturore të Tetovës. Por, deri më tash situata në terren nuk është përmirësuar. Kasami thekson se do të shfrytëzojë përvojat e ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtar për të përmirësuar kaosin urbanistik në komunën e Tetovës.

Nga ana tjetër, Tetova vazhdon të jetë një qytet pa infrastrukturë të rregulluar urbane, pjesa qendrore është e ngulfatur nga numër i madh i automjeteve që krijojnë kaos çdo ditë. Asnjë pushtet lokal në Tetovë nuk ka arritur që të bëjë planifikim urban të mirëfilltë, ngase çdo ditë hasen ndërtesa të reja që ndërtohen, ku nuk ka vende-parkime, kopshte për fëmijë, trotuare dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse. Kasami konfirmoi se punohet në përpilimin e planit aksional dhe ekipit që do të merret me hapat që do të ndërmerren për përpilimin e Planit Gjeneral Urbanistik. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Lajme
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Lajme
Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori