Një muaj e gjysmë në Tetovë askush nuk merret me trajtimin e qenve dhe kjo ka bërë që qyteti të jetë përplot me qenë endacak. Kompania “Dog&Cat” që ka pasur tender për trajtimin e qenve, ka harxhuar mjetet e ndara, gjë për të cilën e ka njoftuar komunën.
Në qytetin e Tetovës në bazë të stacionit për veterinari janë trajtuar mbi 300 qenë endacak, por kjo nuk mjafton pasi që komunat rurale nuk trajtojnë qentë endacak dhe qyteti për disa ditë mbushet përsëri.
“Ka një muaj e gjysmë që është kryer tenderi dhe nuk punohet më, ne kemi dërguar shkresë deri tek komuna që është kryer dhe shpresojmë që në vitin 2021 edhe komunat rurale që të jenë një bashkim i të gjithë komunave që të veprohet njëjtë, se nëse punohet vetëm në një komunë të Tetovës, tash punojmë edhe në Tearcë, duhet shumë kohë për të arritur për atë që duhet”, thotë veterineri DOG&Cate, Ramiz Selmani.
Sipas Selmanit qentë endacak në kohën e vjeshtës dhe dimrit janë më të rrezikshëm.
“Nuk ka ushqim në çdo vend tash dhe janë shumë të rrezikshëm, sidomos në kohën e vjeshtës dhe dimrit rreziku është shumë më i madh se nga vera”, shprehet Selmani.
Qytetarët e Tetovës të anketuar thonë se qentë duhet të trajtohen, por sipas tyre nuk ka kush.
“Ndjehemi të rrezikuar patjetër duhet t’i grumbullojnë”, na tha një qytetar.
“Duhet t’i mbledhin normal çdo qytetar ka rrezik çdo fëmijë ka rrezik”, u shpreh një tjetër.
“Po hajt kush t’i mbledhë, duhet që të mblidhen po se di sa kanë gjasa t’i mbledhin”, tha një qytetar tjetër.
Në bazë të prokurimeve publike komuna e Tetovës në fund të vitit 2019 ka ndarë 600 mijë denarë për trajtimin e qenve endacak dhe kjo shumë si duket nuk mund të zgjidh problemin. Ndryshe komuna e Tearcës edhe pse është komunë rurale, ka ndarë 1 milion e 260 mijë denarë për të njëjtin problem.
Më herët për këtë çështje kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin Click Plus, tha se ky problem kërkon zgjidhje shtetërore. Megjithata ajo shtoi se komuna ka planifikuar në vitin 2021 të ndajë 3 milionë denarë./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare