Site icon Telegrafi

Tetova me homazhe për policin Afrim Bunjaku, ndizen qirinj në qendër të qytetit

Banorët e Tetovës sot i janë bashkangjitur organizimit mbarëkombëtar për homazhe për dëshmorin e kombit Afrim Bunjaku, i cili mëngjesin e së dielës u vra nga terroristët serb në Kosovë.

Homazhet për policin Afrim Bunjaku janë bërë në sheshin “Iliria” në Tetovë, ku janë ndezur qirinj.

Lexo po ashtu Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Ndryshe, sot me ceremoni shtetëror është varrosur polici Bunjaku, i cili e humbi jetën në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në varrimin e tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, pjesëmarrës ishin krerët e shtetit, po ashtu, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001./Telegrafi/

Exit mobile version