LAJMI I FUNDIT:

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë
Model: Odeta Gashi

Aplikimi i grimit në mënyrë të duhur, bënë mrekulli sa i përket transformimit të një femre të zakonshme në një yll hollivudian

Kjo është arsyeja pse damat në gjithë botën shpenzojnë shumë kohë para pasqyrës, duke u përpjekur që fytyra e tyre të duket e përsosur. Por cilat janë metodat të cilat mund të bëjnë këtë ndryshim?

Po ju sjellim tetë mënyra të aplikimit të grimit të cilat do të ju ndihmojnë të arrini qëllimin për t’u dukur bukur.


Vijëzimi elegant

Vijëzimi i gjatë nganjëherë nuk është ide e mirë. Definimi i syve tuaj me linja të rregullta elegante në koordinim me qepallat e sipërme, mund të bëjë ndryshim të madh në pamjen tuaj. Natyrisht, ngjyra e zezë është gjithmonë e pranueshme, por mos keni frikë të eksperimentoni edhe me nuanca të tjera.

Lëkurë e shndritshme

Ngjyra e lëkurës është një nga gjërat më të rëndësishme e cila bie në sy. Tashmë që ende ditëtë janë të ftohta dhe nuk mund të ekspozoheni në diell, atëherë përdorni produkte shkëlqyese, të cilat mund të ndriçojnë lëkurën tuaj.

Aplikimi i ngjyrës së kuqe në mollëza

Skuqja e mollëzave të faqeve jo vetëm se do të ju japë shkëlqim, por edhe do t’i nxjerrë në pah tiparet e juaja. Kini kujdes dhe mos përdorni sasi të madhe. Buzëqeshni teksa e aplikoni në faqe, në mënyrë që identifikoni më lehtë zonën që do të lyeni.

Rregullat e buzëkuqit

Trajtojini buzët ashtu siç trajtoni fytyrën tuaj. Hiqni fondatinën, përdorni larës, hidratojini buzët. Gjeni ngjyrën që ju shkon. Përdorni primer.  Lapsi i buzëve mund të jetë miku juaj më i mirë. Përzgjidheni nuancën e cila përshtatet me atë të buzëkuqit tuaj. Filloni aplikimin e buzëkuqit në qendër të buzëve dhe drejtohuni drejt  vijave anësore.  Theksoni formën, kjo do të reflektojë dritën, duke i bërë buzët tuaja të duken më të plota. Nëse e teproni me buzët, mbajeni grimin e syve minimal.

Dritë-hijet e syve

Hijet e ndritshme në sy janë në kulmin e popullaritetit këtë sezon. Ato janë të përshtatshme për pistat e modës apo për qilimin e kuq. Por, nuk preferohet që të aplikohet në përditshmëri. Në fakt, hija ngjyrë gri, kafe dhe pjeshkë janë zgjidhja më e mirë kur është fjala për përditshmërinë tuaj.

Definimi i vetullave

Të gjithë e dimë se vetullat e trasha janë hit në ditët e sotme. Megjithatë blogerët dhe revistat e modës kanë përsëritur se vetullat e rënda, të errëta, jo vetëm se duken të panatyrshme, por mund edhe të bëjnë fytyrën tuaj të duket e vogël. Kështu që, mund të mbani vetulla relativisht sa më natyrale. Kjo do të iu bëjë të dukeni mjaft tërheqëse.

Përdorimi i korrektorëve

Nëse keni shenja në fytyrë, apo defekte të tjera të cilat doni t’i fshihni, atëherë përdorni korrektor. Mos e aplikoni në sasi të madhe, dhe bëjeni këtë pas aplikimit të kremit në fytyrë.

Sytë “Smokey”

Të realizosh aplikimin e grimit për sytë “smokey” është vështirë e arritshme. Por sapo të mësoni ta zotëroni këtë teknikë, ju mund të merrni një pamje përfekte kur dilni në mbrëmje, dhe kjo do të bëjë sytë tuaj të duken mahnitës.

Grimi natyral dhe hijezim

Grimi natyral është gjithmonë në modë. Ky lloj grimi ju shkon për shtati rreth dinjitetit tuaj, si dhe fsheh defektet. Kështuqë, derisa jeni duke aplikuar grimin tuaj, sigurohuni që të mos vini shumë produkte bukurie në fytyrë. /Telegrafi/