Gabime drejtshkrimore dhe përmbajtjesore janë paraqitur edhe këtë vit në testimin ekstern për maturant. Qindra nxënës kanë hasur në gabime tek pyetjet në gjuhën shqipe dhe alternativa për përgjigje në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj, nxënësit denoncojnë se ka pasur pyetje që nuk i kanë takuar lëndës në të cilën i janë nënshtruar testimit, njofton Alsat-M.
“Unë personalisht u testova në lëndën e Kulturës qytetare dhe mund të them se ka pasur shumë gabime. Asnjë pyetje nuk ka qenë nga materiali që e kemi mësuar por të gjitha pyetjet kanë qenë në pyetjet e drejtësisë”, tha Xhejlane Beqiri, maturante.
Nga Qendra shtetërore për provime thonë se do të prononcohen pas përfundimit të testimit ekstern. Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu nuk shprehet i gatshëm të ndërmerr masa në këtë drejtim por sugjeron maturantët të ankohen për problemet që i kanë hasur në testim.
Të drejtë ankese maturantët kanë pas përfundimit të testimit ekstern. Ankesat me bazë do të procedohen nga Qendra shtetërore për provime dhe do të ndërhyhet në rezultatet e arritura të maturantit. Këtë vit rreth 18 600 maturant i janë nënshtruar testimit ekstern, ndërsa rezultatet do të shpallen më 7 shkurt./Telegrafi/