LAJMI I FUNDIT:

Testet e raketave i kanë kushtuar Koresë së Veriut deri në 650 milionë dollarë

Testet e raketave i kanë kushtuar Koresë së Veriut deri në 650 milionë dollarë

Koreja e Veriut ka shpenzuar deri në 650 milionë dollarë (rreth 610 milionë euro) për testet e raketave këtë vit – para të mjaftueshme për të paguar vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë popullsinë e vendit të varfër – tha të enjten një institut kërkimor i lidhur me qeverinë në Seul.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pheniani ka kryer 18 teste rekord armësh këtë vit dhe ka vazhduar të lëshojë raketa edhe pasi konfirmoi infeksionet e para me COVID-19 në maj, me më shumë se 4 milionë raste të asaj që autoritetet i quajnë “ethe” të raportuara deri tani.

Dhe siç raportojnë mediat, paratë “do të kishin bërë të mundur kompensimin e mungesës së ushqimit të këtij viti, ose sigurimin e një doze të vetme vaksinimi kundër COVID-19 për të gjithë koreanoveriorët”, thuhet në një raport.


Ndryshe, Koreja e Veriut lufton me mungesat kronike të ushqimit, të cilat janë përkeqësuar nga një bllokadë e vetë-imponuar e coronavirusit prej vitesh, së bashku me sanksionet shtrënguese ndërkombëtare mbi programet e saj të armëve.

Pavarësisht raporteve të mediave shtetërore që pretendojnë se COVID-19 është nën kontroll, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi javën e kaluar se ata “supozojnë se situata po përkeqësohet “.

Ekspertët kanë thënë se shpërthimi mund të shkaktojë një krizë të madhe shëndetësore në vend, i cili ka një nga sistemet më të këqija të kujdesit shëndetësor në botë.

Në fillim të pandemisë, Pheniani refuzoi në mënyrë të përsëritur ofertat e vaksinave për COVID-19, përfshirë nga OBSH, dhe së fundmi ka injoruar ofertat e reja të ndihmës mjekësore dhe vaksinave nga Seuli dhe Uashingtoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori