Testet e përplasjes zakonisht kryhen në një zonë të kontrolluar dhe "drejtuesit" janë zakonisht “kukulla”.

Por në Jugosllavi, kur u bënë kamionë FAP, ata kishin një ide tjetër, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.


Sipas mediave në fjalë, atëherë nuk kishte kukulla, por ishte Hajrudini.

fe1 1

Siç shkruan radiosarajevo.ba, Hajrudin Burxhoviq (25) ishte një shofer shumë i guximshëm.

Në një rast, ai thuhet se u përplas me FAP me një shpejtësi prej 73 km/h dhe u hodh nga një lartësi prej 1.5 metrash, shkruan Life.ba.

Të dhënat historike thonë se kamioni e kaloi provën pa u dëmtuar. Megjithatë Hajrudin nuk përmendet. /Telegrafi/