Të keni një marrëdhënie të mirë me të tjerët nuk do të thotë të hiqni dorë, t’ia lini vendin tjetrit apo të keni frikë nga një refuzim, por të fitoni besimin e tyre duke i pranuar ashtu siç janë dhe të bëni të mundur t’ju pranojnë për atë që ju jeni.
1. Mendoni shpesh se rrallëherë bëni atë që realisht dëshironi?
a. Po, mendoj shpesh, por nuk është e lehtë t’i kundërshtosh të tjerët
b. Jo, për t’u ndier mirë me të tjerët, ndonjëherë duhet të heqësh dorë, por jo gjithmonë
c. Asnjëherë, nuk do t’ia lejoja askujt të më kushtëzojë, edhe sikur të grindem me të
2. Nëse dikush ju kërkon jo nder të sikletshëm, nuk dini të thoni “jo”?
a. Të ndodh shpesh dhe nuk e di se pse përfundon gjithmonë duke ua plotësuar nderet të tjerëve
b. Nëse mendon se është një nder jo i përshtatshëm, nuk je e detyruar t’ia plotësosh dhe përkundrazi u shpjegon edhe arsyet e tua
c. Sigurisht që di të refuzosh dhe ia bën të qartë që herë tjetër të mos ju kërkojë më një nder të tillë
3. Kur vjen momenti për t’u mbrojtur, përfundon gjithmonë të bësh atë që u pëlqen të tjerëve?
a. Ndoshta, por e vërteta është që pothuajse asnjëherë të paraqiten alternativa më të mira
b. Jo gjithmonë, por nëse nuk ke një propozim më të mirë për të bërë, nuk të vjen keq
c. Jo, nëse ka një gjë që nuk e duron dot është të heqësh dorë nga planet e tua. Në të kundërt, më mirë të jesh vetëm
4. Sekreti juaj për të shkuar mirë me partnerin është se thua gjithmonë “po”, ndërkohë që mendoni “jo”?
a. Pothuajse gjithmonë, ke mbërritur në konkluzionin se dëshiron të shmangësh debate të kota
b. Rrallë, me partnerin është e vështirë të diskutosh dhe të biesh dakord
c. Vetëm kur të vjen për shtat, në të kundërt përfundoni duke u grindur
5. Shpesh të tjerët ju kërkojnë gjëra të cilat nuk do të guxonit kurrë t’i kërkonit?
a. Po, por problemi është vetëm yti, sepse nuk mundesh dot t’u kërkosh ndonjë gjë
b. Jo, zakonisht askush nuk të kërkon ndonjë gjë, të cilën nuk ia ke kërkuar disa herë më parë
c. Kurrë, nuk u jep shumë muhabet të tjerëve, kështu që askush nuk të merr krahun në vend të dorës
6. Ju ndodh shpesh të sajoni shfajësime para se të refuzoni një punë?
a. Më ndodh e kundërta
b. Asnjëherë
c. Shpesh
7. Kur shprehni mendimin tuaj, thoni vetëm atë që të tjerët duan të dëgjojnë?
a. Ndonjëherë po. Je shumë e dhunshme kur ua thua të tjerëve atë që nuk u pëlqen
b. Thua atë që mendon, të paktën kur nuk është një argument delikat dhe është e udhës të heshtësh
c. Nuk thua asnjëherë atë që të tjerët duan të dëgjojnë, por gjithsesi atë që është më e mira për ty
8. Prisni që të jetë partneri ai që të kërkojë intimitet apo e merrni ju e para iniciativën?
a. Zakonisht po. Të krijon droje fakti që të bësh ti hapin e parë, ndaj preferon të presësh
b. Mes jush ekziston një lidhje e veçantë dhe nuk ka problem nëse je ti apo ai që e merr iniciativën
c. Preferon ta marrësh ti iniciativën. Të irriton insistimi i partnerit kur nuk ke dëshirë
9. Jeni ndier në faj kur ju është dashur të mbroni interesat tuaja?
a. Gjithmonë, nuk je asnjëherë e sigurt se ke të drejtë të kushton shumë të mbrosh veten
b. Ndonjëherë po, kur e ke kuptuar se nuk ke pasur të drejtë
c. Asnjëherë, nëse nuk mbrohesh vetë nuk do ta bëjë askush për ty, kjo është e sigurt
10. Nëse një mik ju shan, kaloni ditë të tëra duke e vrarë mendjen pse?
a. Shpesh, nuk di asnjëherë sesi të përgjigjesh dhe më pas inatosesh tej mase
b. Ditë të tëra jo, por sigurisht që reflekton me qetësi para se t’i përgjigjesh
c. As edhe një sekondë. Preferon t’i kthesh menjëherë përgjigje.
PROFILI A
Nuk është rastësi që shkoni mirë me të gjithë
Dini të trajtoni këdo ashtu siç e meriton dhe, si pasojë, të fitoni vlerësimin dhe respektin e tyre. Vlerat tuaja më të mëdha janë sinqeriteti dhe durimi. Me të parën ia del mbanë në situata të vështira. Jepni mendimin pa lënduar njeri, ofroni ndihmën tuaj pa frikë dhe vendosni kufij kur është e nevojshme, në mënyrë që të fitoni respektin e të tjerëve, duke respektuar ju e para
PROFILI B
Shkoni mirë me të tjerët, por çmimi që paguani është shumë i lartë
Marrëdhëniet e mira nuk duhet të bazohen në faktin se duhet të hiqni dorë nga çdo gjë e juaja për të evituar që të tjerët të bezdisen. Të thoni“po” kur duhet të thoni “jo” është një sjellje që nuk bën gjë tjetër veçse i bën të tjerët t’ju gjykojnë. Sa më shumë ecni në këtë drejtim, aq më e gjatë do të jetë udha që duhet të bëni për të ndërtuar marrëdhënie të ekuilibruara me njerëzit që i keni për zemër. Keni nevojë të keni më shumë besim te vetja.
PROFILI C
Sjellja juaj është shumë negative
Krijon marrëdhënie me të tjerët në mënyrë agresive. Mundoheni që zgjedhjet tuaja dhe mendimet t’ua impononi e të tjerëve dhe, në situata të caktuara, interesat që keni mbizotërojnë mbi sinqeritetin. Nëse keni të bëni me njerëz të ngjashëm me veten, marrëdhënia do të jetë gjithmonë konfliktuale, pasi nuk do të jenë shumë të arsyeshëm dhe nuk do të jenë dakord që t’i frikësoni me sjelljet tuaja. Ndërsa njerëzit me vullnet të fortë, do të jenë të gatshëm t’ju pranojnë kështu siç jeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri