LAJMI I FUNDIT:

Tesla thuhet se ka aktivizuar dy robotë Optimus për të punuar në fabrikat e saj

Tesla thuhet se ka aktivizuar dy robotë Optimus për të punuar në fabrikat e saj

Tesla thuhet se ka aktivizuar dy robotë Optimus për të punuar në hapësirat e një fabrike të saj.

Kështu shkruan Business Insider, sipas të cilit medium, megjithatë është e paqartë se në cilën fabrikë po operojnë robotët apo çfarë detyrash po kryejnë, përcjell Telegrafi.

Në njoftimin më të fundit të fitimeve të Tesla në prill, Musk tha se Optimus do të jetë në gjendje të kryejë role në fabrikë deri në fund të vitit dhe mund të dalë në shitje deri në fund të 2025.

Musk ka bërë disa parashikime në lidhje me humanoidin e Tesla-s me AI, duke theksuar se Optimus ishte më i vlefshëm se çdo gjë tjetër që Tesla po bën.

Musk u tha aksionarëve se sapo “roboti humanoid i ndjeshëm” të bëhej realitet, nuk do të kishte “asnjë kufi kuptimplotë për madhësinë e ekonomisë”.

Miliarderi përballet me konkurrencë në misionin e tij për të “mbushur” fabrikat e tij me një ushtri automatikësh.

Rivali i Tesla-s, BMW, nënshkroi një marrëveshje me startupin e robotikës Figure në janar që do t’i shohë robotët e saj të vendosur në fabrikën e prodhuesit të makinave në Karolinën e Jugut.

Veç kësaj, ndërtuesit kinezë të automjeteve elektrike, të cilat Elon Musk i ka identifikuar si kërcënimin më të madh të Tesla-s, po eksperimentojnë gjithashtu me teknologjinë. /Telegrafi/