LAJMI I FUNDIT:

Tesla thotë se super-kompjuteri Dojo që do të çojë në nivel të ri teknologjinë vetë-drejtuese po vjen muajin tjetër

Tesla thotë se super-kompjuteri Dojo që do të çojë në nivel të ri teknologjinë vetë-drejtuese po vjen muajin tjetër

Tesla thotë se super-kompjuteri i saj i shumëpritur Dojo, që supozohet se do të çojë përpjekjet e prodhuesit të teknologjisë vetë-drejtuese në një nivel të ri, më në fund do të hyjë në prodhim muajin e ardhshëm.

Dojo është platforma e personalizuar e super-kompjuterëve e Tesla-s, e ndërtuar nga themeli për mësimin e makinerive AI, dhe më konkretisht, për trajnimin me video duke përdorur të dhënat video që vijnë nga flota e saj e automjeteve, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi i automjeteve veçse ka një super-kompjuter të madh të bazuar në GPU NVIDIA që është një nga më të fuqishmit në botë, por kompjuteri i ri i ndërtuar me porosi, Dojo, përdor çipa dhe një infrastrukturë të tërë të krijuar nga Tesla.


Super-kompjuteri i ndërtuar me porosi pritet të ngrejë kapacitetin e Tesla-s për të trajnuar rrjetat nervore duke përdorur të dhëna video, gjë që është kritike për teknologjinë e vizionit kompjuterik që fuqizon përpjekjet e saj vetë-drejtuese. /Telegrafi/