LAJMI I FUNDIT:

Tesla shënon rekord të shitjeve të automjeteve elektrike në vitin 2022

Tesla shënon rekord të shitjeve të automjeteve elektrike në vitin 2022

Kompania amerikane Tesla njoftoi se ka shitur një rekord prej 1,3 milion automjete elektrike vitin e kaluar, megjithatë, shitjet ishin më të ulëta nga sa kishte premtuar drejtori i përgjithshëm Elon Musk, i cili synonte rritjen e shitjeve me pothuajse 50 për qind çdo vit.

Shifra e vitit 2022 tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 936 mijë automjetesh të shitura në vitin 2021, por nuk arriti në 1,4 milion të nevojshme për të përmbushur objektivin e rritjes prej 50 për qind të kompanisë.

Shitjet u rritën me 40 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa prodhimi u rrit me 47 për qind, në 1,37 milion.


Objektivi nuk u arrit pavarësisht rritjes së fortë të shitjeve në fund të vitit që përfshinte zbritje të rralla prej 7.500 dollarësh në SHBA për modelet më të shitura Y dhe 3, shkruan AA.

Tesla Inc., me seli në Austin të Teksasit, gjithashtu u detyrua të përballet me valën e re të infeksioneve të coronavirusit në Kinë, e cila ndërpreu prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.

“Faleminderit të gjithë klientëve, punonjësve, furnitorëve, aksionarëve dhe mbështetësve tanë që na ndihmuan të realizojmë një 2022 të shkëlqyer në dritën e sfidave të ndjeshme gjatë gjithë vitit”, tha kompania e automjeteve elektrike dhe paneleve diellore.

Tesla nuk nxori asnjë model të ri vitin e kaluar, ndërsa përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit e vjetër të automjeteve dhe startup-et si Lucid dhe Rivian, të cilët vazhdimisht prezantojnë modele të reja të automjeteve elektrike.

Në trend Auto

Më shumë
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta

CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta

Auto
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

EVs
Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes

Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes

EVs
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Auto
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë

Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë

Auto
Ky është Mitsubishi Outlander Sport i ri

Ky është Mitsubishi Outlander Sport i ri

Auto
Kalo në kategori